Thashethemet mbi një romancë midis reperëve Eminem dhe Nicky Minaj nisën pasi fansat e pyetën këtë të fundit nëse ishte e lidhur me Eminem dhe ajo iu përgjigj “Po”.

Eminem hyri në bisedë duke thënë: “Ti e di që është e vërtetë”.

Kjo bëri që Minaj t’ia kthente kështu: “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehtë derisa të martoheshim. Do flasim bashkë kur të kthehem në shtëpi”.

Eminem e shtoi valën e thashethemeve gjatë një koncerti në Boston: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicky Minaj?”

Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi tha: “Mirë, edhe unë dua. Nicky, nëse po e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë që të flasim për këtë çështje”.

Nuk ka munguar reagimi i Minaj në Twitter: “Të dua kaq shumë, Em. Ne kemi nevojë për ty në albumin ‘Queen’. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje”.

Top Channel