Trajneri i Nigerisë: Asnjë femër ruse në hotel, përjashtim bën kapiteni

28/05/2018 12:50

Vendime nga më të ndryshmet merren nga trajnerët ne prag të kampionatit botëror të futbollit, i fundit ka ardhur nga trajneri i Nigerisë.

Gernot Rorh tha se lojtarëve i është dhënë urdhër i prerë, nuk lejohet asnjë takim me femrat ruse në hotelin ku ata janë akomoduar, ndërsa mund të takojnë vetëm familjarët e tyre.

Përjashtim në këtë urdhër të trajnerit bën vetëm kapiteni i skuadrës Obi Mikel, i cili është i martuar me një ruse.

“Lojtarët mund të takohen me familjarët e tyre, por jo me vajza ruse. Përveç kapitenit Mikel që e ka partneren ruse, të tjerët e kanë të ndaluar. Kështu do të përqendrohemi”, tha Gernot Rorh.

“Kjo do të na ndihmojë të shkojmë përtej fazës së 1/16-tave. Të rinjtë duhet të përqëndrohen dhe të ndërthuren me më të vjetrit””, tha kapiteni i skuadrës, i cili nuk preket nga ky vendim.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA