Marin Orhanasi zbulon kush është politikani që imiton më me siklet

28/05/2018 19:28

Aktori i njohur i Portokallisë, Marin Orhanasi zbuloi në studion e “Pasdite në Top Channel” se kush është personazhi politik që ai imiton me më shumë vështirësi.

“Më me siklet imitoj Lulzim Bashën. Nuk e di ende pse. Ndoshta nga situata politike e rënduar e vendit”, theksoi Orhanasi.

Marini është shfaqur në Portokalli që në vitin 2003 dhe deklaroi se këto 15 vite i janë dukur si 15 ditë, pasi “Portokallia ecën me hap galopant, ka shumë ritëm”.

Top Channel