Një person është plagosur rëndë pasi është aksidentuar me automjetin e tij. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.

Mësohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Fillimisht ai është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe është rrotulluar në një parcelë duke u përplasur edhe me murin rrethues të një banese.

Sipas të dhënave të policisë V.D, rreth 23 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa EL3533C ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në parcelë.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit i cili u trasportua në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Së bashku me të ka qenë duke udhëtuar edhe një bashkëmoshatari i tij, por ky i fundit ka marë disa dëmtime të lehta.

Top Channel