Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

LIRIMI I TAHIRIT, LU: “PRESIONE E RYSHFETE”

Pasi ish-ministri Tahiri fitoi lirinë nga Gjykata e Apelit, ambasadori Lu perseriti deklaratat e një ditë më parë se kishte raportime për presione e ryshfete nderkohe qe Basha tha se Rama zgjodhi krimin.

3% E APARTAMENTEVE PËR TË PASTREHËT

Parlamenti miratoi ligjin që detyron ndërtuesit që për çdo pallat të ri, të kalojnë 3% të sipërfaqes tek Bashkia. Masa është kundërshtuar nga bizneset e ndërtimit.

NJË AMERIKAN NË KRYE TË PASTRIMIT TË PARAVE

Kompania Ernst&Joung nënshkroi sot marrëveshjen e angazhimit me Ministrinë e Brendshme dhe atë të financave, për të ndihmuar në luftën kundër pastrimit të parave

PARALIZOHET KUFIRI ME GREQINË

Paralizohet lëvizja drejt Greqisë: Sindikata e punonjësve të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së Sindikatava të Pavarura në grevën e përgjithshme të mërkurën e 30 majit.

1 MLD EURO DËMSHPËRBLIM PËR DEMTIMIN E SALAH

Pas dëmtimit të Salah nga Ramos një avokat në Kajro njoftoi se do të ngrejë një padi ndaj spanjollit, ku si dëmshpërblim do të kërkojë 1 miliardë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA