Daja e ka mendjen te futbolli edhe në festë, Irma Libohova bëhet “divë e futbollit” (VIDEO) 21/10 15:32
Mario Balotelli është kthyer te kombëtarja italiane me gol, në debutimin në pankinë të Roberto Mancinit.
Në miqësoren mes “axurrëve” dhe Arabisë Saudite, SuperMario luajti si titullar dhe e shpërbleu besimin e trajnerit të ri të Italisë me një gol të bukur nga jashtë zone.
Në pjesën e dytë Balotelli u zëvendësua nga Belotti, me sulmuesin e Torinos që dyfishoi rezultatin.
Arabia shkurtoi diferencën me Al Shehrin, por Italia nuk pati probleme në mbrojtjen e rezultatit deri në fund të ndeshjes.
Top Channel