
24/02 18:37
Një 60-vjeçar, fermer në një nga fshatrat e Korçës ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës.
Policia e Korçës njofton se shtetasi me inicialet G.M., banor i fshatit Progër është dërguar në fshatin e qytetit me plagë të shumta në trup dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Përpjekjet e ekipit mjekësor për ta mbajtur në jetë atë, kanë qenë të pamundura dhe 60-vjeçari ka vdekur.
Nga të dhënat paraprake policia dyshon se ky shtetas ka qenë duke punuar tokën në fshatin Progër me një mjet traktor, i cili është përmbysur dhe për pasojë dyshohet se e ka zënë poshtë këtë të fundit duke e aksidentuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel