Real Madrid është qiellin e shtatë, por në mesin e këtij gëzimi vjen një ‘bombë’ nga Cristiano Ronaldo: javën tjetër do të jap një përgjigje për të ardhmen time.

Ishte si një rrufe në qiell të hapur deklarata e portugezit në përfundim të ndeshjes finale të Champions League. ‘Ishte bukur të ishe pjesë e këtij Reali, bëmë historinë. Në ditët e ardhshme do t’i jap një përgjigje tifozëve që më kanë mbështetur. Tani është momenti që të festojmë’ tha portugezi në përfundimin e ndeshjes.

Një lamtumirë e paralajmëruar apo një deklaratë e nxituar. Tifozët madrilenë kanë filluar të ndiejnë ankth, ndërsa shumë menaxherē klubesh mund të nisin kontaktet. Në moshën 33-vjeçare portugezi mund të ketë nevojë për ndryshim, ashtu sikundër Real Madrid mund të kërkojë rinovimin e skuadrës.

“Nuk ishte diçka e thënë në ‘nxehtësi’ dhe nuk ka lidhje as me paratë. Gjithsesi do të flas brenda javës për të ardhmen time, që më pas të përqendrohem te Botërori”, deklaroi Ronaldo më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA