Vijon dominimi i Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve.

Finalja filloi me një ceremoni spektakolare me protagoniste këngëtaren shqiptare Dua Lipa që interpretoi disa prej këngëve më të suksesshme të saj.

Më pas, i erdhi radha fushës së lojës, ku Liverpooli e nisi më mirë duke iu afruar më shpesh portës së Navasit, ndërkohë që për Realin pati një gol të anuluar nga Benzema për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërkohë që gjërat ndryshuan në 45 minutat e dyta.

Gjithçka nisi nga një gafë e portierit të Liverpool-it, Karius, i cili i dha mundësinë Benzemasë që të shënonte golin e parë për Realin.

“The Reds” u kundërpërgjigjën shumë shpejt dhe barazuan me Manè. Ekuilibri zgjati shumë pak, pasi i takoi Gareth Bale që të jepte spektaklin e tij menjëherë sa hyri në fushë.

Një roveshatë fantastike e uellsianit e ktheu Realin në avantazh, ndërkohë që llogaritë u mbyllën në minutën e 83 kur Bale i ndihmuar nga një tjetër gabim i Karius shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij, duke i dhënë këtë fitore të vyer Realit të Madridit e sidomos trajnerit Zidane që bëhet i pari teknik që e fiton Ligën e Kampioneve 3 vjet radhazi.

FOTO GALERI
29/38

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA