5 stacione të metrosë në Kiev janë evakuuar nga policia pas një alarmi për bombë, pak orë para se të nisë edhe ndeshja finale e Champions League, midis Real Madrid dhe Liverpool.
Siç raporton Interfax, kanë qenë disa telefonata anonime që kanë vënë në alarm policinë ukrainase, e cila për arsye siguri mbylli edhe 5 stacione metroje në pjesën qendrore të Kievit: Atë të Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna dhe Heroiv Dnipra.
“Kyiv Metro” përmes Facbook njoftonte edhe mbylljen e përkohshme të stacioneve të metrosë “Stacionet janë mbyllur për pasagjerët dhe kontrollet po vijojnë”, shkruante “Kyiv Metro”.
Por fatmirësisht ka rezultuar se alarmi për bombë ka rezultuar fals, e policia ka urdhëruar vijimin normal të transportit të metrosë.
Top Channel