
24/02 18:37
Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dy policët e burgut në lidhje me arratisjen e Mikel Kasës nga salla e gjyqit.
Gjolek Hodaj dhe Granit Zani kishin për detyrë të shoqëronin Kasajn dhe tani akuzohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë që kanë kaluar gati dy ditë nga arratisja e bujshme, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e Mikel Kasajt, i cili u dënua të mërkurën me 4 vjet e gjysmë burg për rrëmbim personi.
Top Channel