Fundi i 36 javëve i hap rrugën fazës “Final 4” në Superiore, si renditen ekipet pas përgjysmimit të pikëve dhe të gjitha detajet
Një grup huliganësh nazistë prej 20 vetësh sulmuan një restorant, ku situata ishte tejet e qetë, vetëm pak pas orës 20:30 të mbrëmjes së të enjtes në Kiev të Ukrainës, duke krijuar skena të dhunshme që shkaktuan edhe tifozët e Liverpoolit të mbuluar në gjak e me dëmtime të rënda.
Pamjet e momentit të tmerrshëm janë publikuar nga tabloidi britanik “Mirror”, ku shihen banditë të maskuar e plaçkitës që sulmuan fansat britanikë, shumë pranë stadiumit olimpik të Kievit.
Grupi prej 20 huliganësh u vërsul dhunshëm si një tufë qensh, ndërsa tifozët anglezë, në përpjekje për t’u mbrojtur prej tyre përdorën edhe tryezat e restorantit dhe karriget.
Të mbuluar në gjak, me çarje e dëmtime të rënda në kokë e në qafë, ata u detyruan të zmbrapseshin. Më tronditëse është fakti se policia ukrainase, sipas asaj që shkruan media britanike, qëndroi e tërhequr dhe arrestoi vetëm dy prej përgjegjësve.
Ngjarje të tilla ishin paralajmëruar kohë më parë nga tabloidi “The Sun”, teksa shkruante në fillim të këtij muaji se tifozët e Liverpoolit do të rrezikonin të zhyteshin në “ferr” me të mbërritur në Kiev për finalen e Champions League, duke veçuar madje edhe grupin ekstremist të krahut të djathtë, nazistët e “White Boys Club”, që janë edhe huliganët më të dhunshëm simpatizantë të ekipit të Dinamos së Kievit.
Top Channel