Prej 4 ditësh, këngëtari Kelly ka publikuar këngën e tij të re “Kudo që jam”, një bashkëpunim me Ergys Shahun.
I ftuar në “Pop Culture”, këngëtari Kelly foli për këngën, por edhe videoklipin e saj, i cili vetëm për 4 ditë është parë më shumë se 200 mijë herë në “Youtube”. “Te kjo këngë kam ndryshuar pak pasi është pak komerciale. Ka pak Ballkan brenda. Jemi munduar të sjellim diçka të mirë dhe klipi mendoj se është i realizuar”.
Ai shprehët i kënaqur me videoklipin, ndërsa tregon edhe vlerën e tij. “Deri te 2 mijë euro ka kushtuar, nuk është nga këta klipet me helikopter. Kemi xhiruar në Ohër dhe në qytetin e bukur të Korçës. Vajza është profesioniste dhe është zgjedhur nga një agjenci mode. Kanë qenë 3 ditë shumë të lodhshme, por ja dolëm me sukses”, tha Kelly.
Top Channel