Gjarpri kafshon nënën, fëmija vdes nga qumështi i gjirit

25/05/2018 23:04

Një nënë dhe vajza e saj 3 vjeçare ndërruan jetë pasi gruaja është kafshuar nga një gjarpër.

Nëna nuk e kishte kuptuar që ishte kafshuar nga gjarpri dhe ushqeu me gji vajzën e saj. Fatkeqësisht si nëna dhe vajza 3-vjeçare ndërruan jetë para se të dërgoheshin në spital.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Indi dhe vjen në të njëjtën ditë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në një raport se çdo vit nga kafshimet e gjarpërinjve humbin jetën nga 81 mijë deri në 138 mijë persona, gjysma e të cilave ndodhin në Indi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth pesë milionë kafshime gjarpërinjsh ndodhin çdo vit, ndërsa helmi injektohet thuajse në gjysmën e rasteve.

Me qindra mijëra persona mbeten invalidë përgjatë gjithë jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA