Matematicienë holandezë pretendojnë se kanë zbuluar një formulë ideale për pritjen e penalltive, kur jemi në prag të finales së Champions League, mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit më 26 maj.
Sipas ekspertëve, kjo formulë i rrit ndjeshëm shanset për pritjen e penalltisë, ku llogarit shpejtësinë e portierit, pozicionin dhe momentin e goditjes së topit.
Formula komplekse i tregon portierit ku dhe nga të hidhet për të rritur shanset e pritjes së penalltisë.
Studiuesit thonë se puna e tyre mund të jetë një ndihmesë e madhe për portierët, por ndoshta do të kenë nevojë më parë për një diplomë në matematikë për ta kuptuar!
Formula bazohet në llogaritjen e shpejtësisë së portierit (VKG). Kur topi kalon vijën fatale(XB) dhe pozicionin e nisjes (XGK), kjo e përpjestuar me kohën në dispozicion para se sulmuesi të godasë topin (TTCPT) dhe periudhën që ai është në fluturim (TTCB).
Top Channel