Skënderbeu feston titullin e 8 kampion. Të dielën kërkon edhe Kupën

24/05/2018 15:04

Mbyllja e edicionit të 79-të të kampionatit shqiptar riktheu Skënderbeun kampion, e në të njëjtën kohë i dha mundësinë e një feste lojtarëve, stafit drejtues dhe qytetit të Korçës pas një viti të suksesshëm sportiv, por të vështirë në atë administrativ.

Kjo pasi jo gjithçka u mbyll me kaq, me një prej skuadrave më të mira të viteve të fundit të futbollit shqiptar, por që rrezikohet seriozisht nga UEFA. Deri në pritje të vendimit të CAS-it, mbrëmja e së mërkurës dhuroi festë në qytetin juglindor dhe te protagonistët.

Festimet vazhduan deri vonë, duke i dhënë mundësinë lojtarëve dhe stafit drejtues të shfryjnë me festën e titullit të 8 kampion ndaj kritikave.

Në aspektin sportiv, ky Skënderbe i Ilir Dajës ka thyer të gjitha rekordet e numrit të ndeshjeve, të paraqitjes në Europë dhe suksesit në kampionatin vendas.

Skënderbeu do të luajë edhe një ndeshje për të mbyllur sezonin sportiv, finalen e Kupës së Republikës, ditën e dielë në “Elbasan Arena”, përballë Laçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA