24/11 21:11
Sezoni i pabesueshëm i Boston Celtics ka qenë i vështirë që nga ndeshja e parë, kur Gordon Hayëard theu këmbën. Por, duket se fundi do të jetë fantastik.
Pas dy humbjesh ndaj Cleveland Cavaliers dhe përballë rrezikut LeBron James, skuadra e Brad Steven është kthyer të fitojë në Finalen e Lindjes dhe tashmë ka marrë avantazhin e serisë 3-2, duke qenë vetëm një hap larg finales së madhe.
Boston fitoi me rezultatin 96-83, i ndihmuar nga 24 pikët e Jayson Tatum.
Ndërsa për Cavaliers nuk mjaftuan 26 pikët dhe 10 topat në tabelë të LeBron James.
Top Channel