Manchester United është hedhur në sulm për të afruar mbrojtësin belg të Tottenhamit, Toby Alderweireld. Ky i fundit ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2019-ës me ‘Spurt-at’ dhe prej kohësh ka refuzuar rinovimin.

Pikërisht për këtë arsye, 29-vjeçari është ulur në stol nga Mauricio Pocchetino, në pjesën e dytë të sezonit. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Jose Mourinho, që mund të afrojë me pak para, një mbrojtës ekspert te skuadra e tij, që garanton cilësi.

Mbrojtësi ka një klauzolë prej 30 milionë eurosh, por United po shtyn të ulë pretendimet e Tottenhamit deri në 15-20 milionë, duke shfrytëzuar faktin që skadenca është vetëm një vit pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA