Integrimi, Bushati: Kostoja e çdo vonese është për të gjithë shqiptarët në rajon

24/05/2018 11:37
Foto LSA

Pasi opozita u largua nga salla, seanca vijoi me rendin e ditës, ku ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se kostoja e çdo vonese për bllokim apo pengim të procesit të integrimit është kosto për të gjithë shqiptarët në rajon.

“Kostoja e çdo vonese, bllokimi apo pengimi të procesit, nga mosdija apo nga mosdashja është kosto dhe për të gjithë shqiptarët në rajon.Reformat tona, kryesisht në fushën e sundimit të së drejtës dhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh me vendet anëtarë në fusha si lufta kundër krimit të organizuar përbën një shembull e një faktor kontribues për sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, e si rrjedhojë ndikon drejtëpërsëdrejti shqiptarët kudo ku ata jetojnë në rajon”, tha Bushati.

Kërkesat dhe presioni i vendeve anëtare shtohen tha ministri dhe është një test për të gjithë. “Disa prej nesh kanë zgjedhur t’i pergjigjen këtij presioni pozitiv me frikë, paranojë dhe bllokim e nxirje të imazhit të Shqipërisë me cdokush e në cdo rast, e të përdorin cdo platformë e tryezë ndërkombëtare ku i ka cuar vota e shqiptarëve, për të nxirë perspektivën evropianëve të vetë shqiptarëve”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA