Prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për veprim të një grup të strukturuar kriminal për ngjarjen në organin e akuzës në Durrës.
“Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së përgjithshme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha i është referuar neneve të Kodit Penal, dhe sipas tyre bëhet fjalë për vepër penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.
Gjithashtu, referuar regjistrimit të këtij procedimi, konkretisht neni 293/c/2 bëhet fjalë për ndërhyrje në sistemin kompjuterik të organeve shtetërore, dhe neni 313/a për zhdukje të fashikujve hetimorë.
Ndërkohë që hetimet vijojnë dhe për rastin e mëparshëm ku po në Durrës u grabit posta e këtij institucioni.
Top Channel