CEZ, harrohet në gjykatë. Zvarritet gjyqi për mashtrim me 5 milionë euro

24/05/2018 15:14

Dy ish drejtuesit e CEZ në Shqipëri, Josef Heisek dhe Jan Ivan, duket se janë braktisur në gjykatën e Tiranës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre për akzuen e mashtrimit me pasoja të rënda, është bllokuar që nga muaji shkurt i këtij viti.

Pasi një herë mungon avokati dhe një herë përfaqësuesi i prokurorisë. Prej shtatë seancash, gjyqtari çështjes Sokol Tona ka qenë i detyruar të konstatojë mungesën e palëve dhe të japë datën e re për seancën e radhës, pa patur mundësi që të zhvillojë një proces normal gjykimi. Dhe gjithë këto shtyrje pa ndonjë arsye ligjore.

Bllokimi i këtij gjykimi erdhi menjëherë pasi prokurorja Antoneta Sevdari dorëzoi në gjykatë të gjitha provat ndaj ish drejtuesve të CEZ-it. Referuar këtyre provave, rezultojnë se ato janë thuajse të njëjta me ato prova me të cilat në muajin tetor të vitit të kaluar gjykata e Tiranës dënoi me 11 vite burgim ish administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Sipas këtyre provave, dy ish drejtuesit e CEZ në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, kanë paguar me vetëdije faturat e Ismailajt në vlerën e rreth 5 milionë eurove, duke e ditur se punët nuk ishin realizuar dhe se faturat ishin fiktive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA