Dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League mes Liverpool dhe Romës nuk kanë kaluar pa telashe, e duket duket se 2 ekipet nuk do kalojnë pa u ndëshkuar nga UEFA.
Autoriteti më i lartë futbollistik në Europë, UEFA ka hapur një çështje të re për trazirat e shkaktuara në takimin e parë, të luajtur në Londër më 24 Prill.
Në një komunikatë dërguar klubeve, UEFA u kërkon të japin shpjegim për “ndezjen e tymueseve, hedhjen e objekteve të palejuara në fushë, si edhe për trazira të ndryshme në shkallët e stadiumit”.
Para ndeshjes në Anfield pati edhe përplasje mes dy tifozerive, që përfunduan me plagosjen e një irlandezi, tifoz i Liverpool.
Vendimi i këtij procesi të dytë për këtë ndeshje do të vijë pas takimit të komitetit disiplinor, etikës dhe kontrollit të UEFA-s të planifikuar për të enjten e 31 majit.
Top Channel