Madhështia e krevatit mbretëror në superjahtin e Sadam Huseinit, me çarçafë mëndashi, pas derës një tualet i artë, dhe një karrige berberi që pret. Por diktatori i Irakut nuk e përdori kurrë “Basrah Breeze”, jahtin që u ndërtua për të në 1981.

Pajisjet e tij tashmë do ti gëzojnë kapitenët që udhëzojnë lundrimin në portin e Basrës, qyteti jugor.

Bashkë me thesaret e tjera të lëna nga Sadami, i cili u rrëzua në 2003, gjatë një sulmi të drejtuar nga SHBA në Irak, dhe që u var tre vjet më vonë për krime kundër njerëzimit, qeveritë që pasuan e patën të vështirë të gjenin se për çfarë të përdornin jahtin.

Që kur Iraku e mori në 2010, pas një beteje gjyqësore dhe një odiseje prej 3 dekadash jasthë vendit, ajo ka qenë kryesisht e ankoruar në Basra. Pajisjet luksoze të jahtit dolën në shitje me një çmim prej 30 milionë dollarësh.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA