Duka: Keqardhje për Vllazninë, por të gjithë morën atë që merituan

23/05/2018 19:32

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të kupës së kampionatit skuadrës së Skënderbeut, shprehu keqardhjen e tij për rënien nga kategoria të Vllaznisë.

Shkodranët fituan 5-1 në Korçë, por ky rezultat nuk i vlejti, pasi Kamza fitoi nga ana e saj në Tiranë, ndaj Partizanit.

“Skuadrat u renditën siç merituan në 36 javë. Gjërat nuk ndodhin as në javën e parë, as në javën e fundit. Keqardhje për Vllazninë, siç ishte sezonin e kaluar për Tiranën, por ky është futbolli. Le ta shohë Vllaznia si ndryshim për të ardhmen, për t’u rikthyer më fuqishëm në Kategorinë Superiore”, theksoi Duka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA