Kampionati italian i futbollit përfundoi, verdiktet u dhanë, tashmë është koha e bilanceve. Përmes të dhënave të “OPTA”-së, le të shohim se cilët kanë qenë lojtarët më të mirë të Serie A për sezonin 2017-2018.

Një 11-she që vjen si frut i “vlerësimeve objektive dhe automatike”, bazuar në koefiçentët e paracaktuar, duke përjashtuar lojtarët që kanë zhvilluar më pak se 20 ndeshje sezonale.

Skema perfekte në këtë rast do të ishte 4-3-1-2. Në portë, Alisson i Romës; përpara tij Cancelo e Skriniar të Interit, Koulibaly i Napolit dhe Alex Sandro i Juventusit; në mesfushë Pjaniç i Juves, Jorginho i Napolit dhe Iliçiç i Atalantës; fantazisti, nuk kishte si të mos i takonte Dybalasë së Juventusit; ndërsa sulmi formohet nga dy golashënuesit më të mirë, Icardi i Interit dhe Immobile i Lazios.

E përmbledhur sipas skuadrave, 3 lojtarë vijnë nga Juvja e po kaq nga Interi, dy nga nënkampionët e Napolit, e nga një për secilën mes Romës, Lazios dhe Atalantës.

FOTO GALERI
10/11
CIRO IMMOBILE - Ciro Immobile ka realizuar një gol çdo 93 minuta në Serie A për këtë sezon, mesatarja më e mirë e golave për minutazh mes lojtarëve që kanë mundur të shënojnë më shumë se 10 gola gjatë këtij turneu. Immobile ka qenë pjesëmarrës aktiv në 38 gola të Lazios në elitën e futbollit italian (29 gola dhe 9 asiste). Askush tjetër nuk ka bërë më mirë sesa ai në një sezon të vetëm të Serie A, që kur ky kampionat është bërë me 20 skuadra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB