Pavarësisht rritjes në vlerë të gjobës, numri i shkelësve të semaforit vijon të mbetet shqetësim për policinë rrugore të Tiranës.

Vetëm të dielën janë konstatuar 32 drejtues mjetesh që kanë kaluar semaforin e kuq, për të cilët janë dhënë gjoba.

Policia bën të ditur gjithashtu se janë tërhequr 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 23 automjete u ndaluan administrativisht për mos shlyerje detyrimesh, 3 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë dhënë 189 gjoba , për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.

A post shared by Top Channel (@topchannel_news) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA