Në një dëgjesë me përfaqësues të minoriteti në Dropull kryeministri Edi Rama, referuar rastit të ish ministrit në kohën e qeverisë demokrate, Spiro Ksera tha se qeveria nuk arreston njerëz, ato i bën prokuroria. Ai tha se ajo që bën qeveria janë kushtet për reforma të nevojshme që drejtësia të funksionojë.
“Lavdi popullit shqiptar në ’90, sistemi ku të kapte e të fuste në burg partia, qeveria apo kryeministri mori fund. Sot jemi në një sistem ku këtë gjë do e bëj vetëm drejtësia, dhe sigurisht që ajo që shumica parlamentare në demokraci ka detyrë të bëjë është të krijojë kushtet me reforma të nevojshme që drejtësia të funksionojë dhe ne kemi ndërmarrë pas shumë vitesh një reformë që as është çuar nëpër mend e jo ta ndërmerrnit, reformën në drejtësi”, tha Rama.
Jo vetëm Ksera tha ai po kushdo tjetër problemet i ka me drejtësinë. “Në raport me Spiro Kserën më vjen keq që e përmend biles, se unë personalisht kam pasur raport miqësor me të, nuk e kam takuar po kudo ta takoj i jap dorën me respekt, për raportin që kam pasur. Problemet e tij me tenderat e drejtësinë nuk janë të miat apo të qeverisë, të atij e kujtdo tjetër që mund të jetë ministër, zv. ministër, zyrtar i lartë i çdo partie, janë probleme që zgjidhen me drejtësi, as me qeveri e as propagandë mes teje dhe meje”, tha Rama.
Top Channel