Protagonistët e sezonit të Interit, nga “i zhdukuri” te Skriniar e Icardi

21/05/2018 15:11

Gjithçka përfundoi dhe me sukses. Një sukses që ka ndezur të tepërmi entuziazmin e zikaltërve të Interit, por edhe tifozët e tyre. Për lojtarët, gjithsesi, nuk do të jetë një e ardhme e afërt e njëjtë.

Disa do të zhvendosen të luajnë sërish, por këtë herë në tokën ruse (Botërori), disa të tjerë s’do të heqin telefonin nga dora, në pritje të asaj se çfarë do t’iu komunikojnë agjentët e tyre, ndërsa vetëm disa do të mund të shijojnë pushimet.

Sezoni i zikaltërve ka qenë i denjë për një film me skena të papritura, me goditje dhe suksese aty ku nuk parashikoheshin, një film ku protagonistët shpesh janë alternuar e shpesh janë eklipsuar. Por, le të marrim 10 më të spikaturit, në rend ngjitjeje sa i përket kontributit të dhënë gjatë këtij sezoni me Interin.

 

FOTO GALERI
3/10
Candreva, nga “i besuari” te thjesht “një zgjedhje” - Sezoni nisi me një kontribut të pasur asistesh, plot 8 përpara Krishtlindjes. Por gjithçka u ezaurua, krosimet nuk ishin më të sakta, e më tej do të shënohej edhe rekordi negativ i zëvendësuarit të shpeshtë (edhe për shkaqe taktike, e jo vetëm nga rendimenti). Megjithatë, fakti që nuk ka shënuar as edhe një gol si sulmues krahu, në një skuadër që pretendon të luajë në Champions, mbetet një minus i pamohueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA