Etrit Berisha titullar i padiskutueshëm, zëvendësuesi i tij ngushëllohet me partneren “vullkanike” (Foto)
21/05/2018 13:35
Pierluigi Gollini është një portier që luan me Atalantën. Sigurisht që njihet shumë pak, pasi Etrit Berisha nuk ka ndërmend që ta lëshojë vendin e titullarit te skuadra bergamaske, përveçse në raste të rralla, siç ishte ndeshja e fundit e kampionatit italian.
Gollini e nisi takimin ndaj Cagliari në formacionin titullar, por çuditërisht, protagoniste u bë e dashura e tij.
Me pozat e saj provokuese, Giulia Provvedi tërhoqi vëmendjen e mediave italiane, duke lënë në hije edhe ajo, ashtu si Berisha, të gjorin Gollini.
Top Channel