Këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi sapo ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku tha për mediat se prokuroria duhet të kishte thirrur vëllain e Ministrit Xhafaj, vetë ministrin, kryeministrin Edi Rama dhe të kishte marrë aktin e ekspertimit, që Rama thotë se ka kryer për materialin audio.

“Argumentat tona tashmë janë publike, jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimeve me pushtetin nga ministri i Brendshëm e qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me organet sa herë të thirrem po nuk mund të rri dot pa thënë se është prokuroria e Krimeve të Rënda që heton krimin e organizuar dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, nuk është marrë ai i pari në pyetje, po ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit. Prokuroria duhet të kishte sekuestruar. Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të brendshëm”, tha Bardhi.

Ai bëri të ditur se në Prokurori deklaruan “gjithçka u pyetëm dhe gjithçka kemi bërë publike gjatë ktyre ditëve. Mbi faktet e materialet që kemi bërë publike. Sigurisht që pkruroria i disponon dhe ne kemi dhën sqarim e tona”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA