Tashmë është kthyer në një traditë zhvillimi i Kupës së Mundjes tradicionale në vendin tonë.
Ostreni i Madh në Gollobordë të Bulqizës është bërë vendi pritës i edicionit të 7 të turneut vjetor të kësaj disipline sportive ku morën pjesë mundës të grupmoshave të ndryshme nga Golloborda,Dibra, Maqedonia, Kosova etj.
Evenimenti nisi me një koncert festiv të organizuar nga nxënësit e Shkollës së Mesme Ostren nen ritmin e këngëve e valleve popullore të zonës. Fjalën në këtë eveniment e mori edhe Kryetari i Shoqatës Sportive Golloborda, Razi Rama që vuri në dukje vlerat e mundësve gollobordas në mbarë vendin.
Në edicionin e 7 të turneut të Mundjes Tradicionale sportistët garuan në 3 kategori grupmoshash ku u përcaktuan edhe fituesit. Në kategorinë deri në 15 vjeç fitoi Erjon Gjoka, në grupmoshën 15-20 vjeç, fitoi Ardit Hoxha, ndërsa për kategorinë e moshës mbi 20 vjeç, fitues u shpall Banush Koçi, që fitoi Kupën, si dhe dashin.
Top Channel