Nadal dhe Zverev do të luajnë aktin e fundit të turneut Masters të Romës. Në Foro Italico do të luhet ajo që konsiderohet si finalja e brezave te këtij turneu me tenistët që ndahen nga një diferencë prej 11 vitesh në moshat e tyre.

Do të jetë kjo finalja e dy lojtarëve më mirë në fushat me dhè. Nadal u kualifikua për në finale pasi mposhti Novak Djokovic në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 me sete 7-6; 6-3.

Tenisti spanjoll ka fituar 7 herë turneun e Romës dhe tani do të kërkojë titullin e 8, statistikë kjo që do të trembte çdo kundërshtar. Por Zverev ka në anën e tij moshën e re që e bën atë të mos bëjë shumë llogari për ndeshjen duke ditur që tashmë është një kampion i vërtetë.

Këtë tenisti 20-vjeçar e tregoi edhe në gjysmëfinalen e këtij evenimenti Marin Cilic, të cilin e mundi me rezultatin 2-0. Nuk ishte një sfidë e lehtë kjo për talentin gjerman që i fitoi setet me kroatin 7-6;7-5. Finalja e kësaj pasditeje parashikohet të jetë vërtet spektakolare ku rinia e përfaqësuar nga Zverev do të përballet me eksperiencën e Rafael Nadal.

Top Channel