Reflektime për librin “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”/ Përderisa makinat mendojnë, çfarë na bën ende unikë? Nuk është asnjëherë vonë për të ndjekur ëndrrat. Këtë mesazh përçon komedia britanike “Shirli Valentina”, një shfaqje që ka rikthyer për të 15-n herë në skenën e Teatrit Kombëtar aktoren Olta Daku me lojën e saj brilante, një lojë që ka mbushur sallën sa herë ka dalë ajo.
Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Olta Daku në ‘Shirli Valentina’, mishëron humorin e ngrohtësinë e një bashkëshorteje, vrullin dhe kurajon e një gruaje, me sarkazmën e autoironine e natyrshme, një mesogrua shtëpiake, e cila zbulon veten dhe ato ҫfarë i kanë munguar më shumë gjatë një vizite për pushime në Greqi.
E shkruar në vitin 1986 pjesa vjen aktuale sikur mos të kishin kaluar 3 dekada që nga krijimi i saj.
Nën regjinë e Driada Dervishit, “Shirli Valentina” do të shfaqet të shtunën dhe të dielën në skenën e Teatrit Kombëtar.
Top Channel