Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga ndeshja deçizive e Serisë A, mes Lazios dhe Interit, gjithnjë e më shumë po qartësohet situata me dëmtimet, për skuadrën e Simone Inzaghit.

Kështu është thuajse e konfirmuar tashmë që përveç mbrojtësit Radu, edhe Ciro Immobile do të aktivizohet në ndeshjen ndaj zikaltërve. Sulmuesi nuk është rikuperuar tërësisht, por duke qenë se është ndeshja e fundit, Inzaghi nuk ka frikën se mos përkeqësohet situata dhe ka ndërmend të rrezikojë.

Nga ana tjetër, Luis Alberto nuk do të grumbullohet fare, pasi nuk ia ka dalë të jetë në dispozicion të bardhekaltërve, ndërsa Marco Parolo do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Dilema e vetme dhe më e madhe e Simone Inzaghit mbetet në lidhje me aktivizimin e mbrojtësit holandez, Stefan De Vrij, për shkak të faktit që ai ka firmosur me Interit, për t’iu bashkuar zikaltërve që nga qershori i këtij viti.

Më e qetë paraqitet situata për Luciano Spallettin, që do të ketë skuadrën të plotë në dispozicion, përveç Roberto Gagliardinit, që ende nuk mund të thuhet me siguri nëse do t’ia dalë të luajë apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA