Vlorë, gjendet i vdekur një 25 vjeçar te Monumenti i Pavarësisë

18/05/2018 11:23

Një i ri është gjetur i pajetë ditën e sotme pranë Monumentit të Pavarësisë në Vlorë.

Sipas policisë, i riu nuk ka shenja dhune, por dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë vrarë veten. Ai është identifikuar si shtetasi A.Y.

Top Channel