Superfansja e Princ Harry-t: Nuk është ende vonë të martohesh me mua!

18/05/2018 18:30

Tre vite pasi i vodhi një puthje Princ Harry-t, superfansja e tij besnike Victoria McRae është rikthyer në Windsor me shpresë se do të mund të rrëmbejë zemrën e tij.

E veshur me fustan të bardhë, australiania i’u bashkua turmës para Kështjellës mbretërore duke mbajtur një pankartë në dorë ku shkruante “Nuk është ende vonë”.

“Do t’ja jap mundësinë në ditën e tij të dasmës. Thjesht po e kujtoj sot në qetësi që nëse ndryshon mendje, jam gati të martohem me të, jam e veshur me fustan nuseje, nuk është ende vonë,” u shpreh adhuruesja “e çmendur” për “This Morning”.

McRae u takua me Princ Harry-n në vitin 2015 jashtë Shtëpisë së Operas në Sidnei ku i propozoi për martesë, dhe kur ai i tha se do t’i kthente përgjigje më vonë, ajo i vodhi një puthje në buzë.

Victoria tentoi ta takonte atë sërish një vit më vonë në Australi, por për shkak të motit të keq nuk arriti t’i afrohej.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA