Milan në pritje të ndëshkimit. Mediat: Gjoba, disa milionë euro

18/05/2018 08:47

Në pritje të ndeshjes së fundit të Serie A, që mund t’i garantonte vendin e gjashtë në renditje, sytë e drejtuesve të Milanit janë nga Nion i Zvicrës, nga ku pritet të vijë edhe zarfi me penalitetet për shkelje të fair-play financiar.

Paraprakisht mësohet se është arritur një marrëveshje mes Milan dhe UEFA-s, por është kjo e fundit që do të marrë edhe vendimin final.

Sipas “Gazzetta dello Sport” pritet që kuqezinjve t’u komunikohet një gjobë stratosferike, afro 15-20 milionë euro. E po sipas të njëjtave burime, pronari i ri i Milan, Yonghong Li, do të kërkojë nga Fininvest i Berlusckonit që të paguajë një pjesë të mirë të kësaj gjobe.

Top Channel