Policia e Elbasanit bën të ditur se në qelinë e një të dënuari në burgun e Peqinit është gjetur një sasi heroine. Bëhet fjalë për Sokol Isufaj, 37 vjecc nga Elbasani i cili aktualisht vuan dënimin për armëmbajtje pa leje.

“Sokol Isufaj, 37 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht i dënuar për veprën penale , “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e sigurisë I.E.V.P.Peqin në dhomën e tij, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë”, njofton policia.

Top Channel