Dokumentar për Geraldinën, autor ish ministri francez i kulturës, Mitterrand

18/05/2018 15:31

Frederic Mitterrand ka lidhje të ngushtë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtë e ka shprehur dukshëm që në kohën kur ka qenë ministër i kulturës në Francë, kur zgjodhi të celë sezonin artistik të operës me sopranon tonë Inva Mula.

Ndërsa së fundmi ai ka realizuar një dokumentar për mbretëreshën Geraldinë, që është transmetuar në fillim të këtij viti në kanalin Arte. “Trëndafili i Tiranës” e ka quajtur ai konteshën e re hungarezë Geraldinë Apponyi.

“Kam prodhuar edhe një film mbi romanin “Prilli i thyer”. Kam bërë shumë programe rreth Shqipërisë dhe së fundmi kam bërë një dokumentar për Geraldinën. Ajo ishte një njeri shumë i sjellshëm. Jeta e saj ka kaluar nëpër dramat e historisë së Shqipërisë. Prandaj mendoj që është gjë e mirë ti japim vëmendje një njeriu të mirë e të sjellshëm si ajo”, rrëfen Mitterand.

Historia jonë për të gjithmonë ka përbërë kuriozitet, kjo edhe për faktin që ai njeri nuk e ka provuar dhe e ka të vështirë ta kuptojë diktaturën.

“E njoh pak Shqipërinë, por është e vështirë për mua ta kuptoj. Kam jetuar në një vend të qetë për shumë vite dhe nuk ka vuajtur fenomenet që Shqipëria ka kaluar për një kohë të gjatë. Nëpërmjet Ismail Kadaresë e njoh pak historinë e Shqipërisë dhe problemet e shumta në të vilat endi ka kaluar”, thotë producenti francez.

Nipi i ish presidentit francez Francoi Mitterrand është i njohur për personalitetin e tij kompleks në krijimtari dhe përtej saj. Artisti Mitterrand ka gjetur gjithmonë fije lidhëse me kulturën shqiptare.

“Nuk është e vështirë të kesh një lidhje të ngushtë me Shqipërinë. Sepse kultura këtu është shumë e rëndësishme. Një nga koreografët më të shquar në Evropë Angjelin Prelocaj është shqiptar. Inva Mula është një nga sopranot më të mrekullueshme të Evropës. Nuk jam unë që kam një marrëdhënie speciale me Shqipërinë. Është Shqipëria që ka një një lidhje të vecantë me kulturën.”, thotë më tej ai.

Libri i tij “La mauvaise vie”-jeta e keqe, ka patur një jehonë të madhe si best seller në 2005. Në libër ai detajon kënaqësitë e tij duke vizituar shtëpitë e meshkujve në Bakok. Mitterrand u përshëndet për ndershmërinë e tij në të shkruar në atë kohë, ndërsa Marine le Pen e akuzoi atë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

“Çdokush flet për autobiografinë time, por unë kam shkruar edhe shumë të tjerë përveç tij. Pse flasin për të atëherë? Sepse është kontrovers. Dhe ishte një rrëfim i ndershëm dhe i sinqertë rreth jetës sime. Unë mendoj që në rast se ka njëlloj skandali rreth një libri është në rregull. Ska asnjë problem. E rëndësishme për mua në një libër është që të jetë i lexuar dhe mirëkuptuar”, vijon më tej artisti.

Keni folur aty edhe për biseksualitetin tuaj. E bëtë për provokim? “Jo, jo aspak. Nuk jam provokator. Mendoj që kur shkruan një libër duhet të jesh i ndershëm. Ndryshe mos shkruaj fare”, rrëfehet Miterrand.

Për Mitterrand jeta e kujtdo krijuesi nuk është interesante. Interesante është se si ai i merr elementët e jetës së tij Dëshirat, depresionet, vështirësitë dhe përpiqet të bëjë art nga ato. Mbi këtë është ngritur edhe krijimtaria e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA