De Vrij me zemër në dorë: Dua të luaj kundër Interit

18/05/2018 13:26

Vendimin e mer trajneri Inzaghi, por vullneti i Stefan De Vrij është i qartë: mbrojtësi holandez i Lacios, që në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e Interit, nuk dëshiron ta humbasë ndeshjen e së dielës, e vlefshme për një vend në Champions League.

Mbrojtësi shtatlartë i ka shkruar një letër shokëve të skuadrës, për të treguar vullentin e tij: “E dini mirë atë që kam kaluar gjatë këtyre ditëve, të gjitha dyshimet ndaj meje. Është folur pafund, por unë dua të jem pranë jush, dua të luaj pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe që do të kurorëzonte më së miri një sezon të shkëlqyer”, shkruan në mesazhin e tij De Vrij.

Sipas asaj që zbulon Premium Sport, holandezi ka patur një takim kokë më kokë me senatorët e skuadrës, Immobile, Parolo, Leiva, Radu, Lulic. Pas tyre De Vrij ka zhvilluar edhe një takim privatisht me Drejtorin Igli Tare, ndërsa në fund ka nisur një sms në chat privat gjithë pjesës tjetër të skuadrës.

Fjalën e fundit e ka trajneri Inzaghi që në 24 orët e ardhshme duhet të vendosë përfundimisht, nëse De Vrij do të zbresë në fushë të dielën në Olimpico.

Top Channel