Ariana Grande mbi sulmin në Mançester: Llumi i njerëzimit

18/05/2018 21:28

Ariana Grande ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me bombë që ndodhën në koncertin e saj Mançester, vitin e kaluar.

“Shumë njerëz pësuan humbje të mëdha dhe kanë përjetuar dhimbje. Rekuperimi do të jetë i gjatë”, deklaroi këngëtarja e famshme në një intervistë për “Time”.

Si pasojë e sulmit në majin e kaluar, 22 persona humbën jetën dhe 800 të tjerë u plagosën.

“Muzika duhet të jetë gjëja më e sigurtë në botë dhe për këtë arsye e ndjej ende rëndesën në zemër. Do të doja që të mund të bëja diçka. Njeriu mendon se me kalimin e kohës do të vijë momenti kur do të kalojë, por unë ende nuk e kam arritur këtë moment. Ajo që ndodhi ishte llumi i njerëzimit”, theksoi Grande.

Top Channel