Të shtunën ndeshja e fundit me Juventusin, Buffon: Po shqyrtoj oferta të reja

17/05/2018 12:07

Teksa pritej që ky të ishte sezoni i fundit që do të shihnim Buffon të zbriste në fushën e blertë, gardiani 40-vjeçar ka deklaruar se ende nuk është bindur nëse do i jap fund futbollit të luajtur.

“Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon në një konferencë për shtyp.

Një gjë është e sigurt, të shtunën zbret për herë të fundit me fanelën bardhezi, të cilën e ka veshur për herë të parë në vitin 2001.

“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve. Nuk dëshiroja të largohesha si një lojtar me motorin e prishur. E nuk është kështu, jam krenar për këtë”, tha Buffon.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA