Shkëlqejnë divat, Irma, Rovena, Eneda dhe Besa elektrizojnë publikun

17/05/2018 15:52

Salla prej 3000 vendesh e Pallatit të Kongreseve duket se ishte e vogël për të pritur të gjithë adhuruesit e muzikës së 4 prej emrave më të mirë të muzikës shqiptare në të parin recital të përbashkët.

Dhe 4 divat: Irma, Rovena, Eneda dhe Besa, nuk zhgënjyen pritshmëritë, duke elektrizuar publikun që mbushi çdo kënd të Pallatit të Kongreseve mbrëmjen e së mërkurës.

Një koncert për forcën e femrës, të pagëzuar me titullin “Diva” për të thënë se femra shqiptare është një divë, jo vetëm në skenë, por edhe përtej saj.

“Diva’s shoë” do të shfaqet në ekranin e Top Channel në muajin shtator, ndërsa 4 diva të tjera do të vijojnë këtë nismë vitin e ardhshëm.

Top Channel