24/05 15:52
Porto njoftoi pasditen e së enjtes se ka rinovuar kontratën e portierit Iker Casillas edhe për një sezon tjetër.
“Sot është një ditë shumë e lumtur për mua!! Do të vazhdoj edhe një vit tjetër me Porton. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi në Twitter ish-portieri i Real Madrid.
Sipas mediave portugeze, Casillas ka pranuar një ulje të pagës për të vazhduar aventurën e tij me Porton.
Casillas fitoi titullin kampion në Portugali këtë sezon. Përshtatja e familjes së tij në Portugali duket se ka qenë faktori kryesor që portieri spanjoll të mos largohej nga Porto.
Top Channel