City kampion i Premier League, por United “kampion” i fitimeve

17/05/2018 20:11

Çdo tifoz e di se në futbollin anglez qarkullojnë më shumë parà se në çdo kampionat tjetër në planet, e cilësia e lojtarëve, trajnerëve, e deri te sponsorët e kompletojnë më së miri panoramën financiare.

Por, zyrtarizimi i disa statistikave specifike të vendosura në fokus këtë javë tregon sesa fituan këtë sezon klubet e Premier League.

Të 20 ekipet elitare të kampionatit ishullor morën 2.42 miliardë paund së bashku, një shumë marramendëse, në të cilën kontribuan të ardhurat nga transmetimi i ndeshjeve, sponsorët dhe logot.

Ka edhe një detaj interesant në renditjen e skuadrave që fituan më shumë. Manchester United humbi garën për titullin ndaj rivalëve të qytetit, por mund të krenohet se la pas “Citizens” në konkurrencën për më shumë miliona.

“Red Devils” morën thuajse 150 milionë paund, 5 milionë më shumë sesa Manchester City, kjo për faktin se spondi i kuq i qytetit kishte më shumë ndeshje të transmetuara në ekranin e vogël, krahasuar me rivalët.

E ngjashme edhe situata e Liverpoolit, që u rendit pas Tottenhamit në klasifikim, por mori më shumë miliona për mbulimin televiziv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA