Tom Hanks padyshim që shkëlqeu në rolin e Forest Gump, por zor se do t’i shkonte mendja që një prej fansave të më mëdhenj të personazhit legjendar do të vendoste të kryente vrapimin e gjatë që paraqitet në film.

Veterineri nga Liverpuli, Rob Pope, i njohur ndryshe si “Forest Gumpi i vërtetë”, vrapoi për 25 mijë kilometra, ose 590 maratona, para se të vendoste se ishte i lodhur dhe kërkoi të shkonte në shtëpi.

Pope në fakt vrapoi më shumë sesa Forest Gump, por veshjet e tij, gjatë vrapimit që zgjati për më shumë se një vit, ishin identike me ato personazhit të famshëm.

Veterineri britanik ishte 38 vjeç, po aq sa Gump në film, kur nisi vrapimin përmes Amerikës, të cilën e ka përshkuar kryq e tërthor.

Pope vrapoi rreth 60 kilometra në ditë, për 422 ditë, kohës gjatë së cilës, sado e habitshme të jetë, u bë edhe babai i një vajze të bukur.

E dashura e tij, Nadine e ndoqi nga pas me makinë gjatë këtij udhëtimi, në të cilin Pope vizitoi të gjitha vendet që Forest Gump viziton në film. Madje vrapit i dha fund në mes të shkretëtirës së Arizonës, po ashtu si Hanks në film.

Skena e fundit ishte ndryshimi i vetëm, pasi Rob Pope i kërkoi dorën të dashurës së tij dhe ajo tha po.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA