Lezhë, sekuestrohen armë, para e bizhuteri, në pranga një person

16/05/2018 09:46

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, ndërsa ka sekuestruar armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Në pranga është vënë shtetasi Roan Brahimi.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar gjatë kontrollit në mjetin tip “Lancia”, që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, një armë zjarri pistoletë Bereta me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish.

A post shared by Top Channel (@topchannel_news) on

Top Channel