Elvis Rudi dhe Marin Gjollma çelën siparin e projektit “Ditët e hapura të flautist”, nëpërmjet një koncerti recital të muzikës së dhomës në Universitetin e Arteve.

Ky recital vjen në vazhdën e një asaj që po shndërrohet në një traditë koncertore dhe “in memoriam” në Fakultetin e Muzikës.

“In memoriam” është tema e dytë e këtij projekti duke përkujatuar përmes aktiviteteve artistike janë përkujtuar profesorë, vlera të mëdha të artit shqiptar, të cilat qëndrojë në themelet e kësaj shkolle.

Programi ishte mjaft i gjatë dhe përbënte një sfidë të vërtetë për një muzikant sidomos të veglave të frymës.

Emocioni dhe sensibilitetet erdhën me shumë profesionalizëm nga dyshja Rudi Gjollma, nëpërmjet tingujve të Bach (bah), Gaubert (gunber), Sancan (sonko) etj.

Rudi ka një kontribut të rëndësishëm në interpretimin dhe publikimin e repertorit të muzikës bashkëkohore shqiptare, të kompozitorëve si, Gaqi, Shupo, Kraja, Rushiti, Peci , etj…

Ndërsa pianisti Gjollma pas studimeve në Gjermani ka tashmë një karrierë ndërkombëtare të mbushur me koncerte si solist dhe ka qenë I ftuar në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA