Posterat më të fundit kundër abortit kanë shkaktuar mjaft polemika në Romë, ku prej kohësh ka nisur një fushatë kundër tij.

“Aborti është shkaku kryesor i vrasjes së grave në botë”, shkruhet në posterat e vendosur kudo në kryeqytetin italian, duke zemëruar mjaft njerëz, ndërsa janë shtuar apelet ndaj kryebashkiakes Virginia Raggi që t’i heqë.

Një grup feminist i kritikoi posterat si të turpshëm, ndërsa të tjerë kundërshtuan ashpër përdorimin e termit “femminicidio” për abortin, që zakonisht përdoret kur një mashkull vret një femër.

Posterat janë vendosur nga grupi me bazë në Madrid, “CitizenGo”, dhe kanë të bëjnë me 40-vjetorin e miratimit të ligjit për abortin në Itali.

Fushata antiabort arrin kulmin në datën 22, përvjetori i “ligjit 194”, që do të shënohet edhe me një marshim në Romë.

Reagimi i romanëve ishte mjaft i ashpër ndaj posterave, të cilët sulmojnë të drejtën e femrave për të vendosur dhe një ligj që funksionon prej 40 vitesh. Sidoqoftë, ligji tjetër për lirinë e shprehjes thotë se posterat do të qëndrojnë në vend, për aq kohë sa janë paguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA