Te përfaqësuesja gjermane e futbollit kanë shpërthyer polemikat, shkak janë bërë Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët i kanë dhuruar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan fanelat e tyre të firmosura gjatë një eventi të zhvilluar në Londër.

‘Për presidentin tim të nderuar me respekt te madh – shkruante Gundogan në fanelën e tij. Vlen të theksohet se Ozil që është pjesë e Arsenalit dhe Gundogan i Manchester City, janë lojtarë me origjinë turke, por që luajnë me kombëtaren e Gjermanisë, e cila është një prej favoriteve për të fituar titullin në Rusi.

Shumë politikanë gjermanë kanë kritikuar sjelljen e këtyre dy futbollistëve, duke ngritur pikëpytje për besnikërinë e tyre ndaj vlerave demokratike të Gjermanisë, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet as nga drejtuesit më të lartë të Federatës Gjermane të futbollit.

‘Futbolli dhe Federata mbrojnë vlerat që nuk janë respektuar mjaftueshëm nga z.Erdogan – u shpreh presidenti i këtij institucioni, Reinhard Grindel – për këtë arsye nuk është dicka e mirë të shohim lojtarët tanë që të manipulohen në fushatën e tij elektorale’.

Ndërsa Drejtori Teknik i Federatës Gjermane, Oliver Bierhoff tha se asnjë prej lojtarëve nuk është i qartë për simbolikën e kësaj fotoje, por kjo gjithsesi nuk është e drejtë. Ai shtoi se do të zhvillohet një takim me të dy futbollistët për të diskutuar në lidhje me këtë çështje.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA